Vritet Oliver Ivanoviq

Vritet Oliver Ivanoviq

A do të jetë Shpendi kryetari i PSD-së? Tregon Fisnik Imaili
Gjuriq: S’më duhet pasaporta e një shteti të rremë siç është Kosova

Lideri i iniciativës qytetare ‘Liria, Demokracia, Drejtësia’ [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ndërroi jetë pas një sulmi të armatosur kundër tij, mëngjesin e sotëm.

‘Ivanovq nuk u ka mbijetuar plagëve pas sulmit të armatosur, jashtë zyrës së tij në veri të Mitrovicës’, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vllajiq.

‘Për fat të keq, kjo ka ndodhur vërtet. Mjekët në spitalin e Mitrovicës konfirmuan vdekjen në orën 9:30’, shtoi ai.

Vdekjen e Ivanoviqit po ashtu e konfirmoi Shyqri Syla, kryeprokuror i Prokurorisë në Mitrovicë.

‘Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur’, tha Syla.

COMMENTS