Vritet një person në Mitrovicë (Foto +18)

Hoti: Koalicioni LAA është unik dhe stabil
Kosovë: Publikohet vlerësimi i perceptimeve mbi radikalizmin

Media ka arritur që të sigurojë edhe disa pamje të reja nga vendi ku ka ndodhur vrasja e një nxënësi në afërsi të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, identiteti i viktimës, është Valon Sadiku, një 22 vjeçar dhe është student në Fakultetin e Informatikës në Universitetin “Isa Boletini”.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se deri në këto momente nuk dihet rrethanat që kanë çuar deri te kjo vrasje.

Sjellim disa foto nga profili i tij në Facebook.

Një person është vrarë sot në Mitrovicë jashtë oborrit të shkollës të gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, në rrugën e UÇK-së, kanë konfirmuar zyrtar policor.

Zëdhënësi i Policisë për rajon e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar për Rtklive se si pasojë e një përleshje me armë zjarri një person është vrarë jashtë oborrit të shkollës së gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, në rrugën e UÇK-së.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera shtesë, nëse i vrari është nxënës i shkollës, por tha pas pak do të dilet me një njoftimin zyrtar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe pas pak pritet të japin detaje shtesë.

1_1481104611-97881711481106770

Sipas burimeve të Metro brenda Policisë së Kosovës, i dyshuari për vrasjen e një nxënësi në Mitrovicë, është B.V, 17 vjeçar.

Mësohet se nëna e të dyshuarit është asambleiste e PDK-së në Mitrovicë. Vrasja ka ndodhur sot rreth orës 10:00, meqë rast një nxënës me mbiemrin Sadiku, banor i lagjes Bair, u qëllua katër herë me armë zjarri.

kejs1481102875

COMMENTS