Vritet në Siri një një komandant i lartë i IS-it

Walker nderohet për kontributin e tij në shëndetin e popullatës në Kosovë
Turqia arreston një pilot sirian

I ashtuquajturi Shteti Islamik me gjasë ka mbetur pa njërin prej komandantëve më të lartë të grupit ekstremist. Raportohet se ai është vrarë gjatë një beteje për pendën strategjike në pjesën veriore të Sirisë. Lajmin e kumtoi sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Ky komandant i njohur me emrin, Abu Jandal al-Kuwaiti, është vrarë derisa luftëtarët e IS-it janë përpjekur t’i dëbonin Forcat demokratike të Sirisë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, nga fshati Jabar, që e kishin marrë nga IS-i më 26 dhjetor, ka njoftuar ky observator.

Ushtria e Sirisë, po ashtu, tha dje se Abu Jandal ishte vrarë gjatë luftimeve në Tabqa afër pendës.

Mbështetësit e Shtetit Islamik në mediat sociale kanë konfirmuar se ai është vrarë.

COMMENTS