Vritet luftëtari i ISIS-it Ridvan Haqifi

Vritet luftëtari i ISIS-it Ridvan Haqifi

Kosova do të blejë helikopterë
Hapet konkursi për pranimin e 4 mijë studentëve në konvikte

Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, ka vdekur diku gjatë luftimeve në Siri e Irak.

Luftëtari i ISIS’it, që paralajmëronte ditë të zeza, më nuk jeton, dhe familja e tij në Gjilan ka hapur të pame, ka njoftuar RTK.

Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin.

Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

COMMENTS