Vritet Lavdrim Muhaxheri (Foto)

Vritet Lavdrim Muhaxheri (Foto)

Momenti i tmerrshëm kur burri sulmon dhe tenton ta përdhunojë një grua (Video)
Senatori McCain viziton sot Kosovën

Lavdrim Muhaxheri, lideri i luftëtarëve shqiptarë të bashkuar me grupin e dhunshëm xhihadist Shteti Islamik është vrarë gjatë një sulmi me dron të forcave amerikane në Siri.

Lajmin e konfirmoi edhe vëllai i tij, Bajram Muhaxheri, me një status në rrjetin social Facebook.

Ai ka shkruar se ‘vëllai i ka rënë shehid’, dhe lutet që ‘Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë’.

Bashkë me Muhaxherin mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit i vrarë në shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Muhaxherit kanë filluar edhe ngushëllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave të cilave u takonte ai.

‘Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi We Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)’, ka shkruar në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi.

Lavdrimi, njeriu që mori nofkën ‘Kasapi i Ballkanit’ ishte kthyer në shqetësim për Perëndimin e konsiderohej i kërkuari numër 1 për rajonin.

I njohur edhe si Abu Abdullah Al-Kosova, Muhaxheri është konsideruar prej kohësh si një prej drejtuesve të ISIS-it pas ngjitjes së shpejtë në krye të Brigadës Ballkanike të Xhihadistëve.

Shërbimet sekrete italiane raportonin vitin e kaluar se ai ishte rikthyer në Kosovë në muajin nëntor dhe kishte kaluar përmes Maqedonisë, duke vënë në lëvizje krerët e shërbimeve sekrete të dy këtyre vendeve dhe Shqipërisë. Por, këto pretendime u mohuan nga autoritetet kosovare.

Lavdrim Muhaxheri në vitet e fundit ka qenë imazh i ISIS, madje ka pasur raste kur është shfaqur nëpër video duke vrarë njerëz e prerë kokat e tyre.

COMMENTS