Vritet ambasadori i Rusisë në Turqi (Foto/Video +18)

Gjilani së shpejti bëhet me park e shëtitore
Europol: Janë arrestuar 107 persona për trafikim të njerëzve

Ambasadori rus i plagosur në Ankara ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, transmeton Reuters raportimin e Agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov është qëlluar derisa mbante fjalim në një galeri arti në Ankara përcjellë zico.tv

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu raporton se personi i armatosur në këtë sulm është ‘neutralizuar’ pa dhënë ndonjë detaj tjetër.

Atentatori është qëlluar për vdekje nga policia, i cili sipas autoriteteve turke është një radikal dhe gjatë sulmit ka thirrur: ‘Allahu Ekber’ si dhe ‘Mos harroni Alepon’.

NTV raporton se edhe tre persona të tjerë janë plagosur.

COMMENTS