Vrasjet në Floridë, Policia merr në pyetje të dyshuarin

Përurohen 15 autobusët e rinj në Prishtinë (Foto)
AAK prezanton kandidatët për kryetarë komunash

26 vjeçari Esteban Santiago një veteran lufte në Irak, është i dyshuari për vrasjen e 5 personave dhe plagosjen e 8 të tjerëve në aeroportin Fort Lauderdale të Floridës në SHBA.

Santiago hapi zjarr në zonën e tërheqjes së bagazheve, në Terminalin 2 të aeroportit, pak para orës 13:00 me orën lokale ka konfirmuar aeroporti.

Dëshmitarët thonë se ai ishte shumë i qetë dhe nuk tha asgjë ndërkohë që qëllonte njerëzit që mundoheshin të iknin ose të fshiheshin.

Ai iu dorëzua policisë pasi i mbaruan municionet.

‘Nuk përjashtojmë asgjë, as terrorizmin. Po hetojmë me imtësi për të përcaktuar motivet e këtij sulmi’, tha George Piro i FBI-së.

I dyshuari për vrasje, Esteban Santiago, pritet që do të ngarkohet me akuza federale, ndërsa paraqitja e tij e parë në gjykatë do të jetë më 9 janar.

Mediat amerikane thonë se ky person ka probleme mendore dhe mendohet se ka thënë më parë këto fjalë: ‘Qeveria më kontrollon mendjen dhe më bën të shoh video xhihadiste’.

Në nëntor të vitit 2016, afro 2.5 milionë udhëtarë kaluan përmes aerportit Fort Laderdale, kanë njoftuar autoritetet qeveritare.

COMMENTS