‘Vrasje në tentativë’ arrestohet një person në Gjilan

Autoritetet kanë arrestuar mbrëmë një person në Gjilan, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në rrugën ‘Arben Ramadani’.

Sipas policisë, viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, raporton zico.tv

‘Njësiti i hetimeve ka intervistuar edhe një të dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe sipas tij deri te plagosja ka ardhur pasi që i dyshuari duke manovruar me armë aksidentalisht ka shkrepur arma dhe e ka goditur viktimën’, thuhet në njoftimin e policisë.

‘Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga arma e llojit ‘Ekol Tuna’ e cila është konfiskuar’.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

COMMENTS