Vrasësve të Aulon Zekës 14 vjet burgim

Vrasësve të Aulon Zekës 14 vjet burgim

Media serbe: Turqia nuk qëndron më pas Kosovës
Në Ditën e Mësuesit, fillon punën çerdhja në ‘Dardani’ të Gjilanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e Aulon Zekës.

I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj, raporton KTV.

Nëna e tashmë të ndjerit Zeka, ka thënë se këto dënime janë të pakta, për të, do të duhej të dënoheshin gjithë jetën.

‘Për mua 100 vjet po t’i dënoni janë pak e lëre më me 14 vjet. Djali jem më nuk kthehet unë do të doja të dënoheshin për jetë që të tjerët të mos bëjnë gjëra të tilla’, ka thënë Mevlyde Zeka.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

COMMENTS