Vraniqi: Personi që gjuajti me ngjyrë komunën, gabon adresë

Familjarët e turqve të deportuar kërkojnë drejtësi dhe azil në Kosovë
28 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Vata

Komuna e Prishtinës sot është gjuajtur me ngjyrë dhe misër të papjekur nga një person i cili sipas zyrtarit për informim Erzen Vraniqit është një ish-polic.

Vraniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka sqaruar se personi që ka qenë ish-polic ka kërkuar fatin në mërgim por që më pas është deportuar në Kosovë.

‘Objekti i Komunës është gjuajtur me ngjyrë nga një fatkeq, ish-polic, i cili ka kërkuar fatin bashkë me familje në mërgim, por është deportuar në Kosovë. Tash i shkreti nuk ka strehim dhe nuk ka punë, por protestën e bën në adresë të gabuar. Komuna e ka dëgjuar hallin e tij, por e ka të pamundur t’i ndihmojë’, ka shkruar Vraniqi në Facebook.

COMMENTS