Votoni këtu për Xherdan Shaqirin për ‘Golin e Euro 2016’

Votoni këtu për Xherdan Shaqirin për ‘Golin e Euro 2016’

10 ndeshjet më të mëdha të luajtura në ‘Camp Nou’
Magjepset Vengeri nga debutimi i Granit Xhakës në Arsenal (Video)

Portugalia është shpallur kampione në Euro 2016, duke mposhtur Francën në vend të vet.

Kampionati evropian i futbollit zhvilluar në Francë dha spektakël të madh si nga ana e tifozëve, po ashtu edhe të lojtarëve në fushë, të cilët treguan aftësitë e tyre në këtë muaj të futbollit.

UEFA ka publikuar edhe listën përfundimtare të golave më të bukur të Evropianit, e cila do të shpallet nga vota e fansave në faqen zyrtare të UEFA-s.

Një nga kandidatët dhe favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol të bukur kundër Polonisë në minutën e 82.

Momentalisht Shaqiri është duke i prirë listës për golin më të mirë me 584 vota, duke lënë prapa rivalët e tij në këtë garë Gera i Hungarisë me golin e shënuar në minutën e 19 ndaj Portugalisë, Robson – Kanu i Uellsit me golin e shënuar ndaj Belgjikës në minutën e 55, Ronaldo me golin e shënuar ndaj Uellsit në gjysmëfinale në minutën e 50, si dhe goli i finales së mbrëmshme i yllit portugez Eder në minutën e 109 ndaj Francës.

Për të votuar duhet të klikoni KËTU dhe më pas klikoni mbi imazhin që mendoni se është goli më i mirë i Evropianit, ndërsa më pas hapet një dritare tjetër në të cilën mund të votoni.

COMMENTS