Votimi Jashtë Vendit ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 11 QERSHOR 2017 (FORMULARI)

Thaçi përkujton Enver Zymberin, 25 korriku – Dita e Bashkimit të Kosovës
27 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar nga data 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017.

Gjatë kësaj periudhe, keni mundësi të aplikoni për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes tri mundësive: përmes postës; përmes e-mailit dhe përmes fax-it.

Nëse ju aplikoni për tu regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin duhet ta dërgoni vetëm për veten tuaj, përmes llogarisë elektronike personale (e-mail) dhe më së shumti, ju njoftojmë se aplikacioniet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjarë dhe jo për personat tjerë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datën 11 Qershor 2017.

Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jeni banorë i Republikës së Kosovës por që jetoni jashtë Kosovës, Ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni KËTU

COMMENTS