Vota serbe për demarkacion varet nga dialogu i Brukselit

Vota serbe për demarkacion varet nga dialogu i Brukselit

Epilogu i takimit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktues në vendimin e Listës Serbe rreth votës së tyre në Kuvend për demarkacionin me Malin e Zi.

Burime të gazetës kanë thënë se, partitë në pushtet presin që takimi të jetë ‘produktiv’ në mënyrë që Beogradi t’i japë ‘izë’ listës Serbe për ta ratifikuar Marrëveshjen. Kërkesë e deritashme e serbëve ka qenë nisja e angazhimeve për themelimin e Asociacionit, pa vonesa të mëtejme, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Delegacioni i Kosovës në Bruksel kryesohet nga Avni Arifi, i cili njëkohësisht është këshilltar i lartë i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

I pyetur për ‘kushtet’ e Listës Serbe, Arifi ka refuzuar të komentojë me arsyetimin se ‘jemi dakorduar që Maja Kocijançiq të jetë personi i vetëm që flet me media’, derisa pyetjen e ka quajtur ‘paranoike’.

COMMENTS