Vokrri takohet me kreun e Ballkanit, e uron për hyrje në Superligë

Vokrri takohet me kreun e Ballkanit, e uron për hyrje në Superligë

Neymar shpallet lojtari i vitit në Francë
Tifozi i Real Madridit bën tatuazh fytyrën e Sergio Ramosit, lojtari fillon ta ndjek në rrjetet sociale (Foto)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është takuar me kryetarin e klubit Ballkani nga Suhareka, Arsim Kabashi, për ta uruar për hyrjen në Superligën e Kosovës.

Vokrri ka thënë se Ballkani këtë vit në veçanti është shquar për organizim të mirë, lojë cilësore e disiplinë.

‘Fakti që ka një mobilizim kaq të madh, neve si FFK na gëzon sepse dëshirojmë të kemi një Superligë me klube të organizuara mirë që reflekton edhe në mbarëvajtjen dhe integritetin e garave’, është shprehur Vokrri.

Në fund, Vokrri i dhuroi kryetarit të KF ‘Ballkani’ një fanellë të Kombëtares.

COMMENTS