Vokrri flet për futbollistët që duan t’i bashkohen Kosovës

Vokrri flet për futbollistët që duan t’i bashkohen Kosovës

Largohet me kokën lart
Interi në kërkim të një mesfushori, Vidal dhe Ramires në listë

Vokrri flet për futbollistët që duan t’i bashkohen Kosovës

Ai beson se kjo çështje do të mbyllet gjatë muajit gusht.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka deklaruar se FIFA në mënyrë indirekte ua ka sqaruar punën e kërkesës, për të cilën janë duke pritur gjithë dashamirët e Përfaqësueses së Kosovës.

Legjenda e futbollit kosovar në intervistën për 2 me 1 të RTV 21 zbuloi atë që ju ka thënë FIFA.

‘Në mënyrë indirekte na është thënë se duhet që secili lojtar që dëshiron ta veshë fanellën e Kosovës, bashkë me FFK-n ta bëjnë kërkesën në FIFA dhe më pas shtëpia e futbollit botëror vendos nëse lojtari në fjalë mund të luajë për Kosovën’, tha Vokrri.

I pari i futbollit kosovar theksoi se vetëm lojtarët shqiptarë që nuk kanë prejardhje nga Kosova kanë pak gjasa për t’u lejuar nga FIFA. Ai beson se kjo çështje do të mbyllet gjatë muajit gusht.

COMMENTS