Vlora Çitaku i del në mbrojtje Haradinajt pas kërcënimit të Erdoganit

Vlora Çitaku i del në mbrojtje Haradinajt pas kërcënimit të Erdoganit

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, pasi presidenti turk Erdogan, e kërc

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, pasi presidenti turk Erdogan, e kërcënoi shefin e Qeverisë kosovare. Madje i ftoi qytetarët e Kosovës të protestojnë kundër tij.

Çitaku, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se Parlamenti dhe qytetarët e Kosovës e zgjedhin kryeministrin.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.

Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së, dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij.

COMMENTS