Vjosa Osmani paralajmëron padi ndaj atyre që po ia keqpërdorin imazhin

Vjosa Osmani paralajmëron padi ndaj atyre që po ia keqpërdorin imazhin

Kaliforni: Zgjidhet me para çështja e heqjes së mbulesës
Dyshohet për një person të vdekur te Ura e Fshejtë (Foto/Video)

Kandidatja e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka shpërndarë asnjë poster për të bërë fushatë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Madje ajo ka thënë se përveç për këto zgjedhje, nuk ka bërë diçka të tilla as në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 2014.

‘Për informatën e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe organeve që po merren me organizimin e zgjedhjeve: Vjosa Osmani nuk ka shpërndarë nëpër Kosovë ASNJË poster të vetëm as në këto zgjedhje dhe as në zgjedhjet e kaluara’, shkruan Osmani në Facebook.

Osmani ka pohuar përmes Facebook që kushdo që ka vënë poster pa autorizimin e saj është duke shkelur ligjin për çka do të përgjigjet.

‘Tani do të informojë policinë dhe KQZ-në për këtë shkelje dhe keqpërdorim të identitetit dhe emrit tim për interesa të ulëta që bien ndesh me rregullat e fushatës zgjedhore’, paralajmëron ajo.

COMMENTS