Vjeshta mbërrin sot

Në hemisferën veriore të Tokës, Vjeshta nisë sot në orën 16:22, derisa në të njëjtën kohë Pranvera nisë në hemisferën jugore. Dielli në Prishtinë s

Në hemisferën veriore të Tokës, Vjeshta nisë sot në orën 16:22, derisa në të njëjtën kohë Pranvera nisë në hemisferën jugore.

Dielli në Prishtinë sot ka lindur në orën 06:23, ndërsa do të perëndojë në orën 18:32 minuta. Dita zgjat 12 orë e 9 minuta.

Meteorologët për ditën e parë të vjeshtës paralajmërojnë ditë me mëngjes të ftohtë e vranësira me erë të kohëpaskohshme. Temperatura minimale do të jetë 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 21 gradë Celsius.

Vjeshta do të zgjasë 91 ditë, deri më 21 dhjetor në orën 11 e 44 minuta, kur fillon dimri.

COMMENTS