Vjen sot në Tiranë, Emeli Sande bie pre e grabitësve

Vjen sot në Tiranë, Emeli Sande bie pre e grabitësve

Haradinaj pritet me nderime të larta në Tiranë
Dy fëmijë të plagosur, nga shpërthimi në ish-repartin ushtarak në Tiranë

Këngëtarja britanike me famë botërore Emeli Sande, që sonte do të jetë në Tiranë, i kanë vjedhur 300 mijë Paund nga llogaria bankare.

Sipas mediave britanike, këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj ranë pre e një skeme të vjedhjes online. Por, fatmirësisht çështja u zgjidh dhe autoritetet britanike në Londër zbuluan autorin e dyshuar, që është Rasad Salam.Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, por është zbuluar sot nga mediat.

Ish-bashkëshorti i këngëtares, Adam Gouraguine u vu në shënjestër të hajdutëve, të cilët përdorën të dhënat personale të llogarisë bankare të tij dhe transferuan 300 mijë Paund. Gouraguine vuri re lëvizjen e dyshimtë të parave dhe kontaktoi menjëherë me bankën. Autoritetet u vunë në lëvizje dhe zbuluan skemën mashtruese, duke ndaluar vjedhjen e parave.

Këngëtarja Emeli Sande dhe ish-bashkëshorti i saj janë ndarë përpara një viti, por ende kanë një llogari të përbashkët bankare.

Sot u zhvillua seanca gjyqësore ndaj autorit të dyshuar, ku u zbulua se ai kishte vjedhur në total 10 llogari bankare përmes skemave mashtruese. Emeli Sande sonte do të vijë në Tiranë ku do të performojë në aktivitetin e organizuar nga Qeveria dhe Bashkia Tiranë për ‘Natën e Bardhë’.

COMMENTS