Vjen në jetë prirësi i Llalloshëve – Miloti dhe Erxhina bëhen prindër (Foto)

Veshja e Rita Orës në MTV EMA 2017 shndërrohet në modë (Foto)
Vedati i Stupcave pjesë e klipit ‘Papuqe Gucci’ të Gjikos

I njohur si vëllai i këngëtares Edona Llalloshi, Miloti bashkë me Erxhinën janë bërë prindër për herë të parë. Priami, ashtu siç e kanë pagëzuar, ka ardhur në jetë në orët e vona të së premtës.

Nuk ka se si të ndodhte ndryshe. Vetë Miloti ka qenë ai që gëzimin e tij dhe të bashkëshortes e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, përcjellë zico.tv

Edhe halla e Priamit, Edona Llalloshi, ka postuar një fotografi në Instagram ku i mbanë dorën vogëlushit.

‘Mirë se erdhe trashëgimtari dhe prirësi ynë. Priam Milot Llalloshi’, shkruan Edona.

COMMENTS