Vjen edhe reagimi i këngëtares britanike në ‘Eurovizion’ pas incidentit të mbrëmshëm në skenë (Video)

Vjen edhe reagimi i këngëtares britanike në ‘Eurovizion’ pas incidentit të mbrëmshëm në skenë (Video)

​Këngëtarja britanike SuRie ka thyer heshtjen pas asaj që i ndohi mbrëmë në finalen e Eurovizionit, teksa ajo po performonte në skenë.

Një person i panjohur u ngjit mbrëmë duke e penguar këngëtaren, i njëjti ia mori asaj mikrofonin, por këngëtarja vazhdoi performancën e saj kinse nuk ndodhi asgjë.

SuRie, përmes rrjetit të saj social Twitter që befasoi të gjithë me durimin dhe reagimin e saj, ka shkruar:’Epo, gjithmonë kam thënë se çdo gjë mund të ndodhë në Eurovizion’.

Ndryshe personi mënjeherë u dërgua në paraburgim. Por këngëtarja britanike mori mbështetje të madhe nga fansat, e cila tashmë ka marrë 10 mijë pëlqime, shkruan Indeksonline.

‘Ju jeni e mrekullueshme. Vërtet shpresoj që ngjarjet sonte në asnjë mënyrë të mos e dëmtojnë përvojën për ju, ju keni bërë të gjithë krenarë’, shkroi një qytetar.

Ndërkohë një tjetër shtoi: ‘Fituesi im sonte. Mënyra se si e keni trajtuar gjithçka meriton një Oscar f *** ing. Faleminderit SuRie. Ju na bëtë krenarë! <3333'. Dhe të tjerë shkruan se ajo e kishte trajtuar incidentin në stilin e vërtetë britanik, duke mos pasur rëndësi se kush fitoi.

COMMENTS