Viti, Babai vret foshnjën e porsalindur, pas saj vdes edhe nëna

Dje rreth orës 10:15 një femër ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. E njëjta më pas ka vdekur, por mjekë

Dje rreth orës 10:15 një femër ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

E njëjta më pas ka vdekur, por mjekët kanë dyshuar se ajo ka pasur një lindje dhe se fillimisht nuk dihej për vendndodhjen e fëmijut, më pas mjekët e kanë lajmëruar Policinë për rastin.

Policia pastah së bashku me ambulancën trupin e foshnjes poashtu të vdekur e kanë gjetur të mbështjellur me batanije në përroin e fshatit Letnicë.

Këtë e ka konstatuar mjeku i QKMF-së nga Vitia në vendin e ngjarjes.

Në bazë të intervistave që janë zhvilluar sipas Policisë, dyshohet se foshnjën e njëjtë ta ketë privuar nga jeta babai i saj Xh.K.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi që, i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur të cilën ia kishte lënë në përkujdesje viktima (e ëma) femër shtetase e Maqedonisë- bashkëshortja e tij, e cila për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore kishte shkuar në QKMF-Viti për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I njëjti është ndalur nga Prokurori i Shtetit për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës-foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

COMMENTS