Vrasja makabre e 9 personave nga sulmi i djeshëm në Mynih të Gjermanisë, në mesin e të cilëve janë edhe 3 kosovarë, ka prekur zemrat e shumë njerëzve
Vrasja makabre e 9 personave nga sulmi i djeshëm në Mynih të Gjermanisë, në mesin e të cilëve janë edhe 3 kosovarë, ka prekur zemrat e shumë njerëzve kudo në botë.
Reagimet e para kanë ardhur edhe nga këngëtarët e aktorët shqiptarë.
Familjarëve të të vrarëve përmes rrjeteve sociale u kanë dërguar ngushëllime këngëtarja Elvana Gjata, Ardian Bujupi, Labinot Tahiri, Blero Muharremi dhe aktori Fatmir Spahiu.
Ata gjithashtu kanë shprehur dhimbjen për formën se si kanë vdekur këta të rinj duke iu ndërprerë në gjysmë ëndrra jetësore!
COMMENTS