Villarreali ia jep Barçës nderimin që s’e mori nga Reali

Villarreali ia jep Barçës nderimin që s’e mori nga Reali

Barcelona ka reaguar ndaj refuzimit të Real Madridit për t’ia bërë gardën e nderit, duke krijuar një gardë nderi vetë pas barazimit 2:2 të dielën mbrëma në derbin e madh Clasico në ‘Camp Nou’.

Barcelona siguroi titullin e La Ligas para disa ditëve me fitoren ndaj Deportivo la Corunas dhe është e zakonshme që skuadrat e radhës rivale të krijojnë një gardë nderi për të treguar respekt për kampionët e rinj. Dhe ky fat i ra Realit.

Kur skuadra e Real Madridit e drejtuar nga Zinedine Zidane refuzoi të nderojë rivalen, Barcelona improvizoi vetë një gardë nderi në fund të ndeshjes, ku anëtarët e stafit dhe rezervistët duartrokitën lojtarët që po luanin derisa po largoheshin nga fusha.

E një gardë nderi të vërtetë për Barcelonën ka premtuar se t’ia bëjë Villarreali, rivali i radhës. Kjo ndeshje luhet të mërkurën në ‘Camp Nou’.

COMMENTS