Viktima nga rrëshqitja masive të dheut në Kinë

Viktima nga rrëshqitja masive të dheut në Kinë

15 vjeçarja vdes në operacion, mjeku tenton vetëvrasjen
Thaçi paralajmëron ngritjen në nivel presidencial të dialogut Prishtinë-Beograd

Më shumë se 140 persona supozohet të kenë vdekur pas një rrëshqitje masive të dheut në një fshat në jugperëndim të Kinës, kanë njoftuar zyrtarët.

Rreth 40 shtëpi të fshatit Xinmo, janë shkatërruar pas shembjes së një mali, duke bllokuar një pjesë të lumit prej dy kilometrash, ka njoftuar zyra e lajmeve të qeverisë.

Më shumë se 400 persona kanë qenë pjesë e ekipit të shpëtimit, mirëpo transmetuesi shtetëror CCTV, ka raportuar se deri më tash është shpëtuar vetëm një çift dhe foshnja e tyre dy muajshe.

Rrëshqitjet e dheut janë një rrezik i shpeshtë në pjesët rurale dhe malore të Kinës, veçanërisht në kohën e shirave të dendur.

Të paktën 12 persona janë vrarë në janar, pas një rrëshqitje të dheut, në një hotel në qendër të provincës Hubei.

COMMENTS