Vidhet e shkatërrohet shtëpia e këngëtares së njohur (Foto)

Vidhet e shkatërrohet shtëpia e këngëtares së njohur (Foto)

Kim me veshje seksi nga lëkura (Foto)
Genci dhe Eni publikuan projektin e tyre ‘Vetëm ti’ (Video)

Për Nicki Minaj nuk janë këto ditët më të mira. Mbretëreshës së rep-it i kanë vjedhur bizhuteri në vlerë 200 mijë dollarë.

Jo vetëm që i kanë vjedhur bizhuteri dhe pasuri të tjera nga shtëpia luksoze, të cilën ajo e ka marrë me qera për 30 mijë dollarë në muaj, por vendi dukej sikur aty kishte ndodhur ndonjë masakër, ka raportuar sot ‘TMZ’.

Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar për këtë çështje, por policia beson se krimi mund të jetë kryer nga dikush që e njeh këngëtaren 34 vjeçare. Repistja seksi ishte jashtë qytetit kur ndodhi ‘masakra’ në shtëpinë e saj.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi bukuroshja Minaj u nda nga i dashuri i saj, Meek Mill dhe vendosjes të të ashtuquajturit armëpushim me mikun e vjetër Drake, transmeton kp.

Sa i përket vjedhjes, policia tha shtëpia ishte shkatërruar plotësisht. Burimi i policisë tha ‘I dyshuari ose të dyshuarit rrëzuan gjithçka përtokë dhe kanë kthyer përmbys mobiljet dhe sendet e tjera të shtëpisë… ata duket se kanë vepruar si të çmendur në kërkim të diçkaje’.

Burime të tjera thanë TMZ se gjithçka ‘duket si të ishte një hakmarrje’.

COMMENTS