Video e tmerrshme: Masakra e Burimit në Malishevë, ja si u masakruan shqiptarët nga kriminelët serbë (Video +18)

Në rrjetet sociale është publikuar një video nga Masakra e Burimit, njëherit kjo është masakra më e madhe në Komunën e Malishevës, që ka ndodhur gjatë luftës së fundit, ku tek “Vrella e Mëhillit” në Burim (ish Joviq), janë vrarë e masakruar 42 qytetar të pafajshëm, kryesisht nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup dhe të tjerë, të strehuar në këtë pjesë, gjatë gjenocidit serb në Kosovë. Kjo masakër ka ndodhur më 31 mars 1999, shkruan “Bota sot”.

Edhe pse kjo është masakra me më së shumti të vrarë në territorin e Komunës së Malishevës, deri më tani, nuk është ngritur asnjë padi dhe rrjedhimisht nuk është dënuar askush, për këtë masakër të kryet nga kriminelët serbë.

COMMENTS