Vezët nuk bën t’i ruani në derën e frigoriferit

Vezët nuk bën t’i ruani në derën e frigoriferit

Përderisa mund të supozoni se vendosja e vezëve në frigorifer ndihmon që ato të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë, një eksperte e ushqimit ka treguar se nëse i vendosin në derën e frigoriferit, faktikisht ato mund të prishen më shpejt.

Vilatka Lake nga ‘Space station’ ka shpjeguar se përderisa dera e frigoriferit mund të duket si vendi ideal për t’i vendosur vezët, kjo faktikisht e shpejton procesin e mykjes për shkak të ndryshimit konstant të temperaturës.

Për shkak se dera e frigoriferit hapet e mbyllet shpesh, vezëve u ndryshon temperatura shumë shpesh e kjo shkakton që ato të prishen.

Në vend të kësaj, nëse doni që vezët të qëndrojnë të freskëta, vendosni ato në raftin e frigoriferit ku do të qëndrojnë në temperaturë të ftohët dhe të pandryshueshme.

Dëshironi më shumë këshilla rreth higjienës së frigoriferit? Provoni këto:

Në raftet e sipërme të frigoriferit: Vendosni ushqimet të cilat nuk kanë nevojë të gatuhen, si mbetjet e ushqimeve, etj.

Në raftet e mesëm dhe të poshtëm: Produktet e bulmetit si qumështi, djathi, jogurti e gjalpi.

Në raftin e poshtëm: Në pjesën më të ftohtë të frigoriferit duhet të vendoset mishi i papjekur dhe peshqit.

Në sirtar të frigoriferit: Vendosni pemët, perimet dhe frutat ku do të qëndrojnë në një vend të mbyllur.

COMMENTS