Vezë të mbushura

Vezë të mbushura

Një paragjellë e shijshme dhe e pazakonshme.

Udhëzimet

Vezët i ziejmë, qërojmë, ndajmë përgjysmë dhe ua nxjerrim të kuqen.

Të kuqet e vezëve i shtypim mirë me pirun, shtojmë proshutën dhe krem djathin.

Me këtë përzierje mbushim vezët dhe i mbyllim me kujdes.

Pastaj i kalojmë në miell, vezë dhe në troshka buke.

Këtë proces e përsërisim edhe dy herë të tjera.

Vezët e përgatitura kështu fërgohen në vaj të nxehtë, derisa të marrin ngjyrë të artë.

COMMENTS