Vezë të mbushur me përshutë

Vezë të mbushur me përshutë

Omëletë me djath e speca
Cheesecake japoneze

Përbërësit:
10 vezë
80 gr përshutë
80 gr tranguj turshi
1 lugë majdanoz
1 lugë mustardë
2 lugë ajkë
200 gr thërrime buke
150 gr miell
3 decilitra vaj
3 decilitra salcë tartar
melmesa

Përgatitja:
Në tenxhere të thellë, të mbushur me ujë të ftohtë, zihen 8 copë vezë.

Kur të vlojë uji, vezët zihen edhe 8 minuta. Vezët e ziera fort, qërrohen, pastaj priten përgjysmë për së gjati dhe u hiqen të verdhtë duke e kujdesur që të bardhtë të mbeten të tërë.

Përshuta dhe trangujt grihen imët dhe përzihen me majdanoz, me mustardë, me të verdhtë e vezëve, me ajkë.

Të gjitha përzihen mirë dhe u shtohen mëlmesa sipas shijës.

Mesi i të bardhëve të vezëve mbushet me mbushjën e përgatitur dhe çdo gjysmë e vezës bashkohet me gjysmën tjetër.

Vezët e mbushura rrotullohen nëpër miell, e pastaj nëpër vezët e tundura dhe në fund, nëpër thërrime buke.

Vezët fërgohen, derisa të skuqen, në vaj të freskët, vezët e fërguara lyhen me salcë tartar.

Ju bëftë mirë!

COMMENTS