Vezë në qofte

Vezë në qofte

Peshk me qiqra (leblebi) dhe domate
Ëmbëlsirë pallati

Një vakt i shijshëm, që nuk merr shumë kohë e që do t’iu mahnis me shijen e tij.

Përbërësit

300 gr mish i bluar
qimnon
magdanoz
piper
2 rriska bukë bajate
3 vezë
kripë Himalajesh
vaj
sallatë e gjelbër

Udhëzimet

Mishin e bluar bëjeni bashkë me mëlmesa dhe magdanozin e prerë imët. Bukën bajate lageni mirë në ujë e më pas kullojeni.

Pasi të ketë kulluar uji, bukën shtojeni tek mishi dhe sërish përziejini mirë të gjitha.

Mishin ndajeni në tre pjesë dhe secilën formësojeni në një topth me gropë në mes.

Mishin e përgatitur kështu renditeni në një tepsi të lyer me vaj dhe sipër secilës thyejeni nga një vezë. Sipër spërkatini me pak piper dhe kripë Himalajesh.

Tepsinë futeni në furrën e parangrohur në 180 gradë dhe piqeni për 25 minuta. Vezët e gatuara kështu shërbehen me sallatë të gjelbër.

COMMENTS