Vetura shkel 3 gra në mes të sheshit në Prishtinë (Foto)

Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur para pak minutash tek rruga Qamil Hoxha, në kryeqytet.

Një veturë e tipit pick-up e cila ishte parkuar në rrugë, që si duket ishte në ler ‘mori’ me vete tri gra.

Vetura u ndal nga disa persona në mënyrë fizike, mirëpo prapë se prapë dy nga gratë pësuan lëndime.

Lidhur me këtë aksident, para vetëm pak minutash reagoi edhe Drejtoresha e Koha Group, Flaka Surroi e cila ishte dëshmitare e ngjarjes. Ajo në postimin e saj në facebook tregoi detajet e ngjarjes.

Më poshtë keni fotografitë e dërguara në redaksinë e Gazetës Metro nga vendi i ngjarjes.

COMMENTS