Vetura me targa të Serbisë ‘ngriti në këmbë’ Prishtinën

Një veturë me targa të Beogradit, është gjetur e braktisur në afërsi të hotelit Grand në Prishtinë, konfirmojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cil

Një veturë me targa të Beogradit, është gjetur e braktisur në afërsi të hotelit Grand në Prishtinë, konfirmojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët e kanë cilësuar veturën si të dyshimtë.

Pas procedurave te kontrollit, nuk është raportuar se ne veturë kishte ndonjë mjet të dyshimtë.

‘Vetura me targa të Beogradit dhe me mbishkrimin ‘Taxi’ është gjetur e braktisur në rrugën Garibaldi, rreth orës 16′, thotë nënkoloneli Rexhep Sjarina, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

‘Vetura ka qenë e braktisur, e ndezur dhe një dritare ka qenë e hapur. Na është dukur e dyshimtë sepse brenda ka pasur disa para të Republikës së Serbisë, një telefon, ndërsa vozitësi i makinës nuk ka qenë në atë lokacion. Sipas dëshmitarëve, dyshohet se është larguar nga makina në drejtim të sheshit Nëna Terezë. Ne e kemi bërë kontrollin e parë dhe për momentin nuk ka asnjë mjet të dyshimtë’, ka thënë koloneli Sjarina, duke shtuar se veturës do t’i bëhet edhe një kontroll.

Sipas tij, tashmë Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që ka drejtuar veturën dhe ai tashmë është shoqëruar nga zyrtarët e rendit.

COMMENTS