Vetitë ushqyese të arrës

Vetitë ushqyese të arrës

Mos i hedhni lëvoret e qepës (Video)
Mjekët e mbajnë sekret: Kjo pije shëron mbi 60 sëmundje

Arrat janë fruta të ngrënshëm të marra nga pema që i përket familjes Juglandaceae, me gjini: Juglan. Forma e saj që i ngjason trurit të njeriut, është llogaritur qysh në kohërat e lashta si simbol i intelektualizmit. Janë të pasura me shumë vlera ushqyese e sidomos acide yndyrore omega-3 që janë të domosdoshme për shëndetin optimal.

Gjatë çdo sezoni, frutat e arrës janë gati për të korrat në gusht, kanë të mveshur mbrojtje apo lëvore kockore, me ngjyrë të kaftë të lehtë, peshojnë rreth 10-15 gr. Sipas strukturës bërthama e arrës përbëhet nga dy pjesë të valëzuara, potuajse të ndara, me ngjyrë kafe.

Vaji që nxirret nga bërthama e arrës, shërben si bazë jo vetëm në gatim, por edhe në mjekësi dhe aromaterapi.

Përfitimet shëndetësore të arrave

Arrat janë burim i pasur i energjisë dhe përmbajnë vlera të larta ushqyese, minerale, antioksidantë dhe vitamina të cilat janë esenciale për shëndetin optimal dhe mirëqënien.

Janë burim i pasur i acideve yndyrore, si acidi oleik, dhe një burim i shkëlqyer i omega-3 acideve yndyrore që janë esenciale dhe të rëndësishme, të tilla si acidi linoleik, acidi alfa-linoleik. Konsumi i rregullt i arrave në dietën tuaj ushqyese, ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe ngritjen e kolesterolit të mirë në gjak.

Konsumi i vetëm një grusht arra apo 25 gr. çdo ditë, mund të sigurojë rreth 90% të vlerave të rekomanduar të acideve yndyrore. Studimet tregojnë se acidet omega-3 yndyrore që ndihmojnë presionin e gjakut.

Përveç kësaj, ato janë burim i pasur me shumë substanca fitokimike, me aktivitetin e tyre të përgjithshëm antioksidues, duke përfshirë melatonin, vitaminë E, karrotenoid. Thuhet se këto komponime të njohura kanë efekte shëndetësore kundër kancerit, plakjes, inflamacionit dhe sëmundjeve neurologjike.

Për më tepër, janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht të pasur me tochopherol, rreth 21 gr. për 100 gr. vitamina E është antioksidant i fuqishëm, i nevojshëm për ruajtjen e integritetit të membranës qelizore, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira të dëmshme të oksigjenit të lirë.

Këto janë të mbushura gjithashtu edhe me grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks, të tilla si riboflavin, niacin, thiamin, acidi pantothenic, vitaminë B-6 dhe acid folik.

Ata gjithashtu janë një burim i pasur me minerale të tilla si mangan, bakër, kalium, kalcium, hekur, magnez, zink dhe selen. Bakri është një faktor për shumë enzima vitale. Zinku është një faktor për rritje dhe zhvillim, prodhimin e spermës, tretjen dhe sintezën e acidit nukleik. Seleni është mikro-nutrient i rëndësishëm, i cili ka rol antioksidues.

Përzgjedhja dhe ruajtja

Arrat mund të jenë në dispozicion gjatë tërë vitit në tregje, ku mund t’i gjeni në forma të ndryshme. Gjatë blerjes kushtoni rëndësi a shfaqen me ngjyrë të kaftë të ndritshme, kompakte, uniforme në madhësi dhe a ndjehen rëndë në peshë. Ato nuk duhet të përmbajnë të çara, myk dhe prishje.

Arrat mund t’i ruani në një vend të freskët për disa muaj, ndërsa ato të vendosura në një enë hermetike mund t’i mbani brenda frigoriferit, për të privuar ndonjë prishje të mundshme.

Përdorimet në kuzhinë

Arrat mund t’i hajmë ashtu siç janë, të kripur apo të ëmbël.
Arrat kanë shije të këndshme, mund të përdoren si shtesë në pizza, kos, brumëra etj.
Arrat mund t’i grimconi dhe spërkatni mbi sallata, deserte, biskota, ëmbëlsira etj.

Profili i sigurisë

Alergjia ndaj arrave është një reagim i ndjeshmërisë ndaj substancave ushqimore me këto përbërës. Simptomet mund të përfshijnë të vjella, dhimbje barku, fryerje të buzëve, vështirësi në frymëmarrje si dhe shtrëngim në gjoks. Pandaj, këshillohet nëse keni alergji të tillë, që të shmangni ushqimet që përmbajnë arra

Arra ballina

COMMENTS