Vetëvendosje tregon për çfarë u bisedua me përfaqësuesit e BE-së

Vetëvendosje tregon për çfarë u bisedua me përfaqësuesit e BE-së

Vjen reagimi ashpër i Putinit për sulmet ajrore në Siri
Rakiq: Po të ishte OJQ, për AKS-në nuk do të kishte marrëveshje në Bruksel

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka treguar për takimin që ka pasur me delegacionin franko-gjerman të Bashkimit Evropian.

Vetëvendosje njofton se në takim rëndësi të veçantë iu kushtua Gjykatës Speciale dhe çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

‘U përcollën qëndrimet e mirënjohura të Lëvizjes, mbi padrejtësinë e Gjykatës, mashtrimet e Presidentit Thaçi dhe gabimet e demarkacionit me Malin e Zi. Të dy palët, shprehën interesimin për kontakte të vazhdueshme e takime të tjera në të ardhmen’, thuhet në komunikatë.

‘Në takim u diskutua për gjendjen aktuale politiko-institucionale dhe socio-ekonomike në Kosovë, për integrimet euro-atlantike, e për raportet midis vendeve të rajonit në Ballkanin perëndimor. Përfaqësuesit e VETËVENDOSJE!-s theksuan që punësimi dhe drejtësia, përkatësisht zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit, për të gjithë e në gjithë territorin, janë vendimtare për shtetndërtimin e domosdoshëm dhe progresin aq të nevojshëm në Kosovë’, njofton VV-ja.

Të mërkurën pasdite, në selinë e Vetëvendosjes, deputeti i Kuvendit dhe kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, deputetja e Kuvendit, Fitore Pacolli, dhe drejtuesi i Komitetit profesional për politikat ekonomike dhe financiare, Besnik Bislimi, pritën në takim delegacionin franko-gjerman nga Bashkimi Evropian, të dërguarin e posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach dhe shefin e Departamentit për Ballkan dhe Evropë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Thomas Bertin, të shoqëruar nga ambasadori i Francës, Didier Chabert, dhe zëvendës-ambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss.

COMMENTS