Vetëvendosje thotë se është e vetmja parti që ka shlyer dënimet nga PZAP-ja

Vetëvendosje thotë se është e vetmja parti që ka shlyer dënimet nga PZAP-ja

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi, është krenuar se partia e tij është e vetmja, sipas tij, që ka shlyer dënimet për shkelje të rregullave në fushatë, të cilat i cakton Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP).

‘Vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka shlyer borxhet nga zgjedhjet e fundit, ndërsa partitë tjera parlamentare ende kanë mijëra euro pa paguar nga gjobat e shqiptuara nga PZAP’, ka shkruar Rrustemi, në profilin e tij në Facebook.

‘Prandaj, KQZ-ja i ka lëshuar mjetet financiare vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa partitë tjera parlamentare mund të marrin mjetet financiare nga fondi i demokratizimit, vetëm kur të kenë shlyer të gjitha obligimet nga zgjedhjet e fundit. Sjellja e përgjegjshme o është kudo, o askund’, ka thënë Rrustemi.

COMMENTS