Vetëvendosje reagon pas sulmit të zyrave të saj në Pejë

Vetëvendosje reagon pas sulmit të zyrave të saj në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje ka treguar sot se zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë janë sulmuar mbrëmë rreth orës 22:30, përderisa aktivistët e Pejës kanë qenë në zyrë duke punuar për përgatitjen e tubimit të sotëm.

‘Xhamat e thyera dhe gurët e mëdhenj brenda zyrave janë evidentuar nga policia, që është njoftuar pas këtij sulmi. Ftojmë organet e rendit ta zbardhin këtë rast sa më parë. Jemi në fushatë zgjedhore dhe sulmet e tilla tregojnë për frikë të kundërshtarëve. Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër Kosovë kanë qenë shpeshherë në shënjestër të sulmeve. Nuk ka sulm që do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshim dhe ta frikësojnë Lëvizjen Vetëvendosje’, thuhet në njoftim.

‘Organizimi dhe puna jonë për tubimin ka vazhduar. Tubimi i sotëm në Pejë do të jetë madhështor. I ftojmë qytetarët e Pejës të marrin pjesë sot në tubim dhe të votojnë më 22 tetor. Për Pejën. Me mendje e me zemër për Vetëvendosje’, thuhet më tej në njoftim.

Koha.net ka raportuar mbrëmë se persona të panjohur kanë sulmuar me gurë qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, në selinë që gjendet në katin e dytë të një objekti në afërsi të ‘Urës së Gurit’ në Pejë.

Ne momentin e sulmit, brenda në Zyra kanë qenë aktivistët e këtij subjekti, asnjë prej aktivistëve nuk është lënduar.

Nuk ka ndonjë dyshim pse ka ndodhur ky sulm, dhe se nuk dihet nëse i njëjti mund të jetë nxitur nga incidenti që ndodhi në një debat televiziv mes deputetit të LVV-së, Frashër Krasniqi dhe deputetit nga subjekti Nisma për Kosovën, Milaim Zeka.

COMMENTS