Vetëvendosje kujton 10 shkurtin: Krimi nuk vjetrohet, Lëvizja nuk ndalet

Vetëvendosje kujton 10 shkurtin: Krimi nuk vjetrohet, Lëvizja nuk ndalet

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar disa aktivitete, me rastin 11 vjetorit të protestës së 10 shkurtit, në të cilën mbetën të vrarë Mon Balaj e Arben Xheladini, e ku u plagon shumë të tjerë.

Në orën 10:00, Vetëvendosje ka paraparë homazhe për Arben Xheladinin te varrezat në Arbëri, Prishtinë. Në orën 12:00, homazhe për Mon Balajn te varrezat në Besianë.

Në orën 13:30, homazhe te pllaka përkujtimore në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë. Ndërsa në orën 15:00, një tribunë do të organizohet në Sallën e Kuqe.

Në posterin kësaj ngjarje është shkruar se ‘Krimi nuk vjetrohet, Lëvizja nuk ndalet’.

Balaj e Xheladini nuk kishin mundur t’i mbijetojnë plagëve nga plumbat e gomës të cilët ishin hedhur në drejtim të tyre nga Policia e UNMIK-ut.

COMMENTS