Vetëvendosje e para me 32 deputetë, PDK dhe LDK nga 23, ndajnë vendin e dytë në skenën politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, gjatë ditës së sotme ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Në kë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, gjatë ditës së sotme ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Në këto zgjedhje LDK ka fituar 23 mandate po aq sa edhe PDK.

LDK në legjislaturën e ardhshme do të ketë 23 ulëse në Kuvend, duke mos i përfshirë deputetët e AKR’së si dhe Alternativës, parti këto me të cilat subjekti politik i Isa Mustafës ka nënshkruar koalicion parazgjedhor.

AKR ka 4 deputetë në Kuvend, ndërkohë që Alternativa do të përfaqësohet nga themeluesit e saj, Mimoza Kusari e Ilir Deda. Në këtë pozitë.

E ndërkohë që PDK, që udhëhiqet nga Kadri Veseli ka fituar po ashtu 23 mandate. 16 ulëse në Kuvend, i ka fituar pjesa tjetër e PAN, 10 AAK’ja e Ramush Haradinajt e 6 NISMA e Fatmir Limajt.

Ndërkohë KQZ, sot zyrtarisht ka dhënë rezultatet përfundimtare. Partitë politike si dhe kandidatët për deputet, kanë kohë 24 orë që t’i paraqesin ankesat e tyre rreth votave që ata kanë marrë.

PZAP pastaj i ka në dispozicion 72 orë që t’i shqyrtojë ankesat e partive politike apo edhe të kandidatëve për deputetë. Dhe apstaj do të bëhet certifikimi i rezultateve nga ana e KQZ’së.

Nga ana tjetër koalicioni fitues nuk do të mundë që t’i fillojë bisedimet me subjektet politike rreth formimit të Qeverisë, meqenëse kanë mbetur edhe rreth katër ditë deri në certifikimin e rezultateve të publikuara sot të cilat do t’i japin rrugë formimit të Qeverisë. Vetëm pas kësaj mandatari do të ketë mundësi që t’i fillojë negociatat për t’i siguruar numrat rreth krijimit të Qeverisë.

Sipas rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse.

Dalja e votuesve në zgjedhje, sipas të dhënave të KQZ-së, ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë të Kosovës.

COMMENTS