Vetëvendosja ka shpallë të hapura zgjedhjet e brendshme partiake

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallë të hapura zgjedhjet e brendshme partiake për kandidatët për kryetarë komunash dhe asamblistë, për zgjedhjet lokale të

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallë të hapura zgjedhjet e brendshme partiake për kandidatët për kryetarë komunash dhe asamblistë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kryetari i Këshillit të përgjithshëm zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje, Nol Nushi, tha se, nga java e ardhshme do të fillojnë të bëhen të ditura listat me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe asambleistë.

Ende pa u formuar institucionet e dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. E para është Lëvizja Vetëvendosje e cila shpalli të hapura zgjedhjet e brendshme partiake për kandidatët për kryetarë komunash dhe asamblesitë. Kryetari i Këshillit të përgjithshëm zgjedhor në Vetëvendosje, Nol Nushi, tha se kjo parti tashmë po bënë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit:

Zgjedhjet lokale tashmë janë shpallur dhe konform kësaj, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka filluar përgatitjet për të përfunduar listat dhe kandidaturat për kryetarë komune. Dhe nga java e ardhshme, secila komunë ka të drejtën e saj që të caktoj ditën kur do të bënë votimin për kandidatin për kryetar ose kryetare të komunës dhe po ashtu votimin e listave të asamblesë.

Kryetari i Këshillit të përgjithshëm zgjedhor të VV-së, Nol Nushi, duke folur për këtë proces zgjedhor tregoi edhe se kush ka të drejtë të kandidoj dhe të bëhet pjese e listave të Vetëvendosjes.

‘Secili aktivist ose anëtarë i Lëvizjes vetëvendosje , ka të drejtë të kandidoj, qoftë për asamble, qoftë për kryetarë komune. Jemi i vetmi subjekt në Kosovë që për t’u zyrëtarizuar një kandidat për kryetar komune kalon nëpër filtrin, pra nëpër votimin e secilit anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër komunat përkatëse’.

Ndërkaq, Smajl Kurteshi, deputet i zgjedhur i Vetëvendosje, tha se ky proces i brendshëm zgjedhor do të jetë i hapur dhe demokratik. Zgjedhjet e brendshme të VV-së i paraprijnë përzgjedhës së kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamblistë, të kësaj lëvizjeje.

Në konferencën për medie të Lëvizjes Vetëvendosje u bë e ditur se nga java e ardhshme do të fillojnë të publikohen, listat me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamblistë.

COMMENTS