Veteranët protestojnë për vonesën e pensioneve (Foto)

Veteranët protestojnë për vonesën e pensioneve (Foto)

Haradinaj: Qeveria do të mbetet partner i prodhuesve të veshmbathjeve
Trajkoviq pohon se Ivanoviq e kishte njoftuar BIA-an e Vuçiqin nga i kërcënohej rreziku

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin ‘Skënderbe’, duke kërkuar pensionet e tyre të cilat nuk i kanë marrë tash e tre muaj. Ata thanë se gjendja e shokëve të tyre është aq e vështirë sa që po vetëvriten çdo ditë.

Ata kanë marshuar drejte ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Me pamflete në duar ‘Padrejtësia, vrasje me paramendim , kujdes Qeveri’, ‘Kujdes Mos Luani me nënat e UÇK-së’.

E zhgënjyer e me dëshpërim ka folur përfaqësuesja e protestuesve, Valentina Haliti e cila ka kërkuar që sa më parë, buxheti për veteranët të miratohet dhe veteranët e vërtet t’i marrin pagat.

Haliti: Veteranët e vërtet po vetëvriten çdo ditë, nuk i kanë as 2 euro

‘Nga disa bashkëluftëtare të mi më vini mesazhe, na vjen keq po nuk i kemi as 2 euro me dal në protesta sepse në këtë gjendje na la Qeveria jonë. Gjithashtu kam edhe esemesa që më kanë shkruar, duam të vrasim veten, nuk duam të jetojmë më, prandaj jam shumë e emocionuar iu them edhe një herë edhe dua tu bëjë thirrje të gjithëve, shqiptarëve, kush ka zemër shqiptari, qeveritarëve që rrinë të ngujuar aty nëpër miliona t’i thërrasin ndërgjegjes sepse veteranët e vërtet po vetëvriten nga skamja’, tha Haliti.

Ajo po ashtu kishte mesazh të qartë për përfaqësuesit e pushtetit se ata janë veteran të vërtet dhe nuk i përkasin asnjë partie politike. Por gjithashtu ka drejtuar gishtin tek OVL-ja, që sipas saj, kanë shit certifikatat të veteranëve për tre mijë euro.

Haliti: OVL-ja shet certifikata nga 3 mijë euro

‘Tani dua t’u tregoj këtyre njerëzve të pushtetit se ne jemi veteran të vërtet, nuk jemi grupacione, nuk jemi të përfaqësuar nga asnjë shoqatë edhe nuk kemi lidhje me partitë politikë. Por jemi luftëtar të denjë të lirisë çlirimtarë të Kosovës …. Shoqata e OVL-së është kryesori Hysni Gucati i ka shit certifikata nga 3 mijë euro le të del këtu para meje. Unë jomë dëshmitare ….Ndërkohë që jep deklarata nëpër media Hysni Gucati unë nuk e përkrahi protestën, e kush na përkrah neve. Shoqata është për të drejtat e veteranëve dhe jo për të drejtat e xhepit. U bënë me xhipa, u bënë milioner. Ata komandat që hanin lëng të djegëset deri dje me neve, komandantet që e mbanin bukën në xhep dhe e ndanim për gjysmë, sot nuk na njohin, sot nuk guxojnë të na dalin përpara neve sepse janë vegël e Qeverisë, vegël e krimineleve’, tha Haliti.

Ajo me emocione e lot në sy ka kërkuar nga Qeveria që të mos bëjë ligje që nuk i miraton.

Po ashtu, edhe Januz Kogjuli, tha se gjithë veteranët e vërtet po vuajnë në kurriz të hajdutëve e krimineleve. Kjo protesta sipas tij, nuk është protestë politike por nga veteranët e vërtetet.

Kogjuli: Po na përdorin si vegël

‘Qe tre muaj nuk është marrë asnjë pagë. Veteranin që 20 vjet prej se ka përfunduar lufta asnjë herë s’kanë dal as Shoqata as njerëzit që e kërkojnë votën çdoherë nga veteranët nga njerëzit që kanë luftuar, i përdorin vetëm si vegla personale…I kërkoj kryeministrit që fëmija i veteranit s’kanë libra, fletore, veshmbathje. Veteranët nuk kanë ushqim për i dhënë fëmijëve. Është duke ardhur dimri, nuk kanë dru asgjë para shpirti’, tha Kongjuli.

Ardian Boletini që vjen nga familja e Isa Boletini, ka treguar se ka qenë pjesë emtë gjitha luftërave në Ballkan i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që t’u japë pagat.

Boletini: Qeveria të na jap paratë, ata janë fajtorë

‘Fajet i ka Qeveria, Ministria e Financave, Kjo është padrejtësi që po u bëhet pjesëtareve të UÇK-së. I bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës , Ramush Haradinaj. Me na qit pagesat se kjo është padrejtësi se buxheti është’, tha Boletini

Grupi organizativ i protestuesve kanë takuar kryeministrin Ramush Hardinaj, ku nga ai janë informuar se Qeveria e ka kryer punën e vet e ka proceduar ligjin në Kuvend.

Haliti: Kryeministri na tha se e ka kryer punën Qeveria, shkoni në Parlament

Video:

‘Kryeministri tha kështu shkurt, nga ana e jonë është kryer, nëse keni ndonjë problem shkoni në Parlament aty e keni problemin. Unë do të mundohem që t’u ndihmoj që të miratohet buxheti sa më shpjet të thirret një seancë plenare sa më shpejtë. Po ai tha se nuk është në kompetencat e mija që të thërras seancë . Tani duhet me shkua më teje. me shkuar në Parlamet’, tha Haliti.

Ndërsa, protesta ka vazhduar para parlamentit ku edhe po presin të takohen me krye parlamentarin Kadri Veselin , për të ditur se kur do të thërret seancën për miratimin e rishikimit të buxhetit. Aktualisht veteranët ndodhen para ndërtesës së parlamentit.

COMMENTS