Vetëm për 4 për qind të serbëve, Kosova është çështja më rëndësishme

Vetëm për 4 për qind të serbëve, Kosova është çështja më rëndësishme

Katër për qind e qytetarëve të Serbisë e mendojnë Kosovën çështjen më të rëndësishme, ndërsa shumicën e tyre i mundon, para së gjithash, problemi ekonomik.

Kështu ka dalë nga hulumtimi me titull ‘Qëndrimet e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës’.

Po sipas këtij hulumtimi, të cilën e përcjell FoNet, 77 për qind e qytetarëve nuk janë të gatshëm të ndajnë mjete nga paga ose pensioni i tyre për ta ruajtur Kosovën.

Sipas hulumtimit, 85 për qind e të pyeturve, nuk do të jetonte kurrë në Kosovë sikur ky të ishte kusht për ruajtjen e saj.

Këtë anketë kanë marrë pjesë 1054 qytetarë.

COMMENTS