Vështirë që Gjermania ta fitojë përsëri Botërorin

Vështirë që Gjermania ta fitojë përsëri Botërorin

Jurgen Klinsmann thotë se do të jetë shumë e vështirë për Gjermaninë që të triumfojë përsëri në Kupën e Botës.

Ish-sulmuesi gjerman thotë se do të jetë e vështirë për vendin e tij që të shpallet përsëri kampion në Botëror. Ashtu si në ‘Brazil 2014’ edhe këtë vit, Gjermani shihet si njëra ndër favoritëve kryesorë për ta fituar Kupën e Botës, por Klinsmann thotë se ekipin e Joachim Low e pret një punë e vështirë.

‘Gjermania është gjithmonë në mesin e favoritëve për ta fituar Kupën e Botës’, deklaroi Klinsmann.

‘Ne kemi një skuadër shumë të mirë, me shumë lojtarë kualitativë, por do të jetë e vështirë që të përsëritet fitorja e Kupës së Botës në Brazil gjatë vitit 2014’, shtoi gjermani, i cili foli edhe për trajnerin Low, transmeton Zëri.

‘Joachim është një trajner dhe person fantastik. Lidershipi i tij është shumë pozitiv dhe i balancuar dhe lojtarët i përgjigjën me 100% ideve të tij’, u shpreh ai.

COMMENTS