Veseli:Beteja e Koshares shembi përgjithmonë kufirin e dhunshëm

Veseli:Beteja e Koshares shembi përgjithmonë kufirin e dhunshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar sot dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ‘Brigadës 138, Agim Ramadani’.

Veseli ka theksuar se 19 vite më parë nga Kosharja e deri në malet e Shalës, nga Maja e Pashtrikut e deri në Bjeshkët e Kaçanikut, UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë.

Veseli ka shtuar gjithashtu se ‘Brigada 138, Agim Ramadani’ kishte para vetes një detyrë të veçantë historike, atë të shembjes së kufiri të dhunshëm që për gati një shekull ndau në dysh kombin tonë.

Postimi i plotë:

Sot nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ‘Brigadës 138 Agim Ramadani’. 19 vjet më parë, nga Kosharja e deri në malet e Shalës, nga Maja e Pashtrikut e deri në Bjeshkët e Kaçanikut, UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë. Në ato ditë të lavdishme, ‘Brigada 138 Agim Ramadani’ kishte përpara një detyrë të veçantë historike: shembjen e kufirit të dhunshëm, që për gati një shekull e ndau në dysh kombin tonë. Për dy muaj rresht, betejë pas beteje, nga të gjitha trevat shqiptare, ranë qindra luftëtarë të lirisë. Qindra të tjerë morën plagë, e shumë humbën gjymtyrët e trupit. Por, ëndrrën e Kosovës e bënë realitet. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë.

COMMENTS