Veseli: Të shtunën votohet Qeveria

Veseli: Të shtunën votohet Qeveria

Lajmi i madh, lirohet Ramush Haradinaj (Video)
Tërhiqet projektligji për arsimin e lartë

Kadri Veseli, kryetari i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës ka njfotuar se votimi i Qeverisë do të ndodh të shtunën.

Këto deklarata Veseli i bëri në fjalimin e tij të parë si kryetar për herë të dytë i këtij Kuvendi, derisa i ka ftuar pozitën e opozitën që të ndihmojnë në zgjidhjen e shumë çështjeve të cilat kanë mbetur peng qeverisjen e kaluar.

‘Nuk kemi kohë për të humbur, çështjet që e kanë rënduar situatën në vend si demarkacioni nuk janë çështje as e dëshirave e as të synimeve elektorale.

Ato janë çështje shtetërore. Ne duhet t’i zgjidhim ato ne pozitë dhe opozitë’, ka thënë ai.

Momentin kur kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, thirri të zgjedhurin për Kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin ta marrë fjalën, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK largohen nga salla e seancës.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë larguar nga salla e seancës së Kuvendit e cila është duke vazhduar.

Pasi kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, e thirri Kadri Veselin, të zgjedhurin me 62 vota për pozitën e Kryetarit të Kuvendit, këto parti lëshuan sallën.

COMMENTS