Veseli takon presidentin Pahor: Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës

Veseli takon presidentin Pahor: Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës

Amfilohije: Gjingjiq ka qenë më i mençuri, kokën mund ta ketë humbur për shkak të Kosovës
Kryediplomatja bullgare këshillon Kosovën të ratifikojë demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar shtetin dhe popullin slloven për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Gjatë hapjes së seancës solemne për nder të vizitës së presidentit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Pahor, Kryeparlamentari Veseli tha se Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës

‘Vizita e Presidentit Pahor në Kosovë është dëshmi e partneritetit dhe miqësisë që kemi ndërtuar në mes dy shteteve tona. Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike. Duke pasur këtë mbështetje sot Kosova ndihet më e sigurt dhe më e fuqishme në rrugën e saj evro-atlantike’, tha Veseli.

Ai theksoi se adresimi i presidentit slloven Borut Pahor në Kuvendin e Kosovës shpreh më se miri frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

COMMENTS