Veseli: SHBA-ja është vend i traditave frymëzuese kulturore

Veseli: SHBA-ja është vend i traditave frymëzuese kulturore

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është shënuar në Prishtinë, dita e falënderimeve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlamentari Veseli tha gjatë fjalës së tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm vend frymëzimi për lirinë, për idealet e mëdha të demokracisë, paqes e përparimit të njerëzimit, por njëkohësisht edhe vend i traditave frymëzuese kulturore. Një traditë e tillë, sipas tij, është edhe Dita e falenderimeve.

‘Askush më mirë se sa ne nuk e njeh forcën e solidaritetit dhe të miqësisë. Askush më mirë se sa ne nuk e njeh forcën e idealeve të lirisë dhe demokracisë, mbi të cilat qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sonte, duke marrë pjesë në shënimin e kësaj tradite kulturore amerikane, ne shprehim mirënjohjen e madhe për krejt atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë’, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se populli dhe shteti i Kosovës besojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, besim ky i cili, siç tha Veseli, qëndron vizioni ynë për të ardhmen.

Vesli tha se Kosova ka vetëm një vizion dhe orientim: botën perëndimore dhe integrimin e plotë në strukturat politike, ushtarake dhe ekonomike të kësaj bote. Këtë përcaktim, sipas tij, nuk do të mundet ta cenojë asnjë dilemë apo keqkuptim i politikës ditore.

‘Si shtet i vogël ne kemi pasur fatin e madh të kemi përkrah nesh fuqinë më të madhe të botës dhe populli i Kosovës nuk do të pranojë kurrë të vihen mëdyshje mbi këtë vlerë themelore. Nuk do të lejojmë as ne, përfaqësuesit e qytetarëve. Disa miqësi lindin për të qëndruar përgjithmonë të palëkundura.

E tillë është miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gëzuar dita e falenderimeve miqëve tanë amerikanë, popullit amerikan, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës’, tha kryeparlamentari Veseli.

COMMENTS