Veseli: Opozita s’mund të na rrëzojë

Veseli: Opozita s’mund të na rrëzojë

Mbyllen 10 lokale të lojërave të fatit nëpër Kosovë
2500 vëzhgues për zgjedhje nga ‘Demokracia në Veprim’

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se pret që të kenë vendimmarrje në Kuvend dhe Qeveri, përndryshe humb kuptimi i vazhdimit të koalicionit.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë, tha se opozita nuk mundet të na rrëzojë, por presin procedim të disa çështjeve të rëndësishme.

‘Unë pres shumë shpejtë që të kemi vendimmarrje të mëdha në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet të humbim kohë duhet të ketë vendimmarrje në këtë vend, pres shpejt që të kemi vendimmarrje shpejt në Kuvend dhe Qeveri, përndryshe hup kuptimi i një vazhdimësie politike dhe koalicionit’ tha Veseli.

Ai u ndal edhe te siguria në Kosovë, pas mobilizimit për sulme të mundshme terroriste, duke ftuar qytetarët që të jenë sa më vigjilentë.

Kosova sipas tij, nuk guxon të stagnojë por duhet të ecë përpara në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euro-atlantike.

COMMENTS