Veseli në Dubai, kërkon investime në agrokulturë për Kosovën

Veseli në Dubai, kërkon investime në agrokulturë për Kosovën

LAJMI I FUNDIT: LDK dhe AKR nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor (Video)
Shtyhet për 6 prill, vendimi për Haradinajn

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është pritur në Dubai nga ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mansouri, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, njofton zyra e Kuvendit për informim.

Kryeparlamentari Veseli ka prezantuar tek Ministria e Ekonomisë potencialet që ka Kosova për investime në agrokulturë, turizëm dhe industri, thuhet në njoftim.

‘Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mandouri tha se Emiratet e Bashkuara Arabe e shohin Kosovën si vend strategjik për investime në turizëm dhe bujqësi, për shkak të pozitës gjeografike’, thotë njoftimi.

Tutje bëhet e ditur se Ministri nga Dubai tha se Kosova ka potencial dhe resurse përmes të cilave mund të krijojë perspektivë të sigurt për zhvillim të hovshëm ekonomik.

‘Kryetari Veseli kërkoi nga ministri i Ekonomisë që ti nxisë investitorët e Emirateve të vizitojnë Kosovën dhe të investojnë në fushat përkatëse, pasi sipas Veselit Kosova ofron shumë mundësi dhe ka resurse humane për investitorët e huaj’.

COMMENTS