Veseli: Muri në Mitrovicë gjithsesi do të rrënohet me 1 ose 17 Shkurt

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka thënë se muri në veri të Mitrovicës do të rrënohet pa asnjë dilemë. 'Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka thënë se muri në veri të Mitrovicës do të rrënohet pa asnjë dilemë.

‘Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt, por ai do të rrënohet’, ka thënë Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Veseli ka shprehur optimizëm edhe për mbarëvajtjen e sesionit pranveror të Kuvendit që duhet të fillojë në këtë javë.

‘Muri është artificial. Ai do të rrënohet. I thërras qytetarëve që të kenë besim në shtet. Do të rrënohet. Është promovim i një koncepti ndarës. Edhe te treni s’keni besuar se do të ndalet. Besoni më shumë në institucione’, ka thënë Veseli.

COMMENTS